Përfundon aventura e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu i Cassandras në Halkidhiki. Të dy të burgosurit shqiptarë u arrestuan nga policia greke. Dy të shqiptarët u identifikuan nga policët mëngjesin e kësaj të shtune në Efpaliou Fokis në një zonë pyjore të fshehur në një plantacion me kanabis.Ata kishin me vete armë kallashnikovi dhe granata. Pasi u ndaluan dhe u arrestuan nga policia atëherë u zbulua se ata ishin dy personat e arratisur dhe të shpallur në kërkim prej tyre.
Sipas policisë greke të dy të arrestuarit nuk u paraqitën në evidencën e mëngjesit të 16 korrikut dhe menjëherë nisi për ta kërkimi për t’i gjetur. Sipas mediave greke, të dy shqiptarët ishin të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur por mësohet se janë njëri 31 dhe tjetri 33 vjeç.