Jori Delli bëri për vete publikun me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Vip” dhe sot është një nga vajzat më të ndjekura të showbizit shqiptar.
Pasi përfundoi eksperiencën e saj në “Big Brother”, menjëherë modelja u angazhua edhe me formatin “Kepi i Tundimeve”, ku premton të ngrejë temperaturat me pjesëmarrjen e saj.
Por teksa xhirimet e këtij spektakli kanë përfunduar në Turqi, Jori është rikthyer në Tiranë, ku edhe në të përditshmen e saj shfaqet superseksi.
Paparaci i Panorama Plus ka mundur ta fotografojë Jorin në zonën e ish-Bllokut.
Ajo ishte veshur me një bluze të shkurtër dhe me një dekolte të hapur, duke ruajtur pamjen e saj sportive me një palë xhins, me bel poshtë, ku dhe dukej lehtësisht një pjesë e të brendshmeve të saj.
Nën shoqërinë e një tjetër vajze, Jori e ka bërë rrugën duke shkruar në telefonin e saj.