Me dorë në zemër, Lulzim Basha falenderon Turqinë dhe Erdogan për rindërtimin e shtëpive

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop.

Gjatë takimit, Basha i shprehu mirënjohjen kryeparlamentarit turk ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.

“Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj” deklaroi Basha.

Krydemokrati shprehu vullnetine tij  për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme