Rama mbron Greqinë: Vendimet janë keqinterpretuar, kundërshtarët janë maskarenj

Nga Saranda, Edi Rama ka vendosur që të mbrojë vendimin e tij për ti falur Greqisë 12 milje det, duke u shprehur se kjo çështje nuk e prek Shqipërinë.

Por jo vetëm kaq. Pasi mbrojti vendimet e Greqisë, Rama ka vendosur që të sulmojë të gjithë shqiptarët që i dolën kundra, duke i cilësuar si maskarenj.

‘Vendimet e Greqisë janë keqinterpretuar. Këtu nuk janë miljet e nevojshme për tu shtrirë 12 milje. Që Greqia të shtrihet 12 milje duhet të vendosë kufirin në Memaliaj. Nuk ka mundësi që as Shqipëria të shtrihet 12 milje dhe as Greqia të shtrihet 12 milje.

12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet. Greqia ka ushtruar të drejtën e vet. Ideja që deti mund të shitet si kos është absurde dhe keqardhja më e madhe është se ka aq shumë peshq me këmbë që e marrin për të mirëqenë. Dhe ata që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri janë maskarenj, qenie të ulëta dhe për fat të keq kanë një pjesë të njerëzve që i ndjekin nga pas.

Sot jam shumë krenar që kemi arritur të vendosim rrugën e komunikimit me Greqinë, sot marrëdhëniet janë pozitive dhe ajo që ka bërë nuk e godet Shqipërinë’, tha më tej Rama.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme