Është identifikuar personi i plagosur rëndë sot në KZAZ-ën e Burrelit, për të cilin Top Channel raportoi pak minuta më parë. Ai quhet Alfred Lika dhe është vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike në Burrel.
Lika ka pësuar fraktura të rënda në kokë gjatë përplasjeve për marrjen e KZAZ-së dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar.
PD akuzon Forcat Speciale se kanë goditur Likën në paligjshmëri të plotë me veprimet e tyre.
Në Burrel kanë mbetur disa persona të tjerë të lënduar nga përplasja, si nga protestuesit ashtu edhe nga policia.