Temperaturë më e ulët prej minus gjashtë gradë është matur mëngjesin e sotëm në Manastir, ndërsa më e larta në Ohër, 2 gradë.
DPHM informon se -5 gradë janë matur në Prilep, -3 në Tetovë, Shtip, Vinicë dhe Kumanovë, -2 në Dibër, Kavadar dhe Kodra e Diellit, -1 në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Demir Kapi, Strumicë, Berovë, Veles, Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole, 0 në Shkup-Petrovec dhe Krushevë dhe një gradë në Pretor dhe Gjevgjeli.
Trashësia e mbulesës së borës arrin 46 centimetra në Kodër të Diellit, 42 në Hanet e Mavrovës, 22 në Krushevë, 17 në Manastir, 10 në Dibër, 9 në Tetovë, 7 në Demir Kapi, 6 në Shtip dhe Berovë dhe 5 në Lazaropole.