Google bëri të ditur një përditësim për Gmail për Android, që pritej prej shumë kohësh; mundësia për të dërguar apo kërkuar para. Mjafton të shkarkoni versionin e fundit të aplikacionit nga Google Play.
Fillimisht Google shtoi këtë funksion për Gmail në vveb në maj të 2013, shumë kohë para Google Payments, aplikacioni për informacionet tuaja financiare. Kjo do të thotë se kompanisë iu deshën 4 vjet për të sjellë këtë funksion për Android, për çfarëdoarsyeje.
Për të përdorur këtë të re, shkoni tek ikona e “Ngjitjes” (Attachment) dhe zgjidhni nëse doni të dërgoni apo kërkoni para. Madje mund ta bëni këtë direkt nga emaili vetë, pa qënë nevoja e instalimit të ndonjë aplikacioni pagese. Për më tepër, mund ta rregulloni që paratë të shkojnë direkt në llogarinë tuaj bankare.
Pjesë e bukur e kësaj është se mund të këmbeni para me shumë përdorues të tjerë të Gmail-it. Për aq kohë sa personi që ju i dërgoni para apo i kërkoni para ka një adresë emaili, mund të bëni transaksione. Dhe kjo nuk kushton asgjë si për dërguesin dhe për marrësin. Google po përpiqet që dërgimin e parave ta bëj më të lehtë përmes dosjeve të emailit.
Për momentin kjo është e vlefshme vetëm për përdoruesit e Gmail në SHBA. Google nuk bën të ditur se ku dhe kur do të bëhet i vlefshëm ky funksion, apo edhe nëse përdoruesit e iOS duhet të presin të njëjtin përditësim si Androdi,