Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e tmerrshme të 41-vjeçares Gjeorgjia nga partneri i saj dhe shkoi i tij i.
Sipas policisë greke, dy personat i kishin zënë pritë gruas e cila ishte edhe shtatzënë, dhe sapo ajo shkeli në shtëpinë e partnerit të saj, e sulmuan dhe e vranë. Deri më tani dy të pandehurit po japin versione të ndryshme për atë që ka ndodhur pa mundur të bindin policinë.
Por një ditë pas zbulimit të krimit makabër, 39-vjeçari ka dhënë intervistë për mediat, ku është përpjekur të paraqiste skenarin që besonte se do të fshihte krimin.
“U zgjova në 9 të mëngjesit. Pashë që më ka dërguar mesazh se ka ardhur në shtëpi, se ka marrë ca lekë nga sirtari. Nuk mund ta di arsyen, Gjeorgjia më kërkonte gjithmonë para kur i duhej diçka. Ne ishim bashkë në shpenzimet e shtëpisë së saj. Më vonë kuptova se i mungonin edhe disa sende personale. Ajo nuk informoi askënd, madje as vajzën e saj”, tha partneri i Gjeorgjisë në atë kohë.
Gjithashtu në një tjetër intervistë tëlëvizive pak ditë më pas, ai pretendonte se kishte kërkuar viktimën.
“E kam kërkuar në punën e saj, në vendin ku shkonim për kafe, kam kontaktuar me miqtë e saj. Me vajza që e njohin prej 40 vitesh. Ajo që kuptova nga miqtë e saj është se ata as që e dinin se ajo ishte shtatzënë”.