Livia Brunga është në televotim të kësaj jave së bashku me Loredana Bratin.
Kjo pas një nominimi që iu bë kokë me kokë nga opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.
Pas spektaklit, ajo duket se pati përplasje me disa prej tyre, veçanërisht me grupin e saj ku përfshihen: Rozana Radi, Egli Tako dhe Gjesti.
Livia shprehet se u ndje e vetme dhe se nuk e kanë mbrojtur në asnjë moment si dhe mendon që ata e duan jashtë.
Në një moment, ajo u përlot teksa i kërkoi Eglit që të largohej e të bashkohej me Gjestin.
Veç kësaj, përplasje të ashpra pati edhe me Rozanën që i ka qëndruar pranë që nga fillimi.