Në magjistralen Ferizaj -Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Një person ka njoftuar organet e sigurisë se derisa kishte qenë duke punuar në një pompë të derivateve aty kishin shkuar dy persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur, ku nën kërcenim e një arme-revole nga ai kishin grabitur.
I njëjti tregoi se ia kanë marrë rreth 650 €, e më pas ishin larguar këmbë në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevantë policore.