Më mirë mos e praktiko Islamin sesa të shpikësh rregulla të reja

Autor: Iljasa Salihu

Është më mirë të mos i përmbahesh rregullave të fesë (islame), sesa në emër të fesë të krijosh rregulla krejt tjera, që përkojnë vetëm me dëshirat, orekset dhe epshet e juaja. Fundja, në kuadër të kësaj së keqe, më mirë konsumo alkool, gënje, mashtro e bën kurvëri, njëherësh duke e ditur se këto gjëra janë të ndaluara, sesa të thuash se feja duhet të ndryshojë për t’ju përshtatur kështu kohës e rrethanave dhe si e tillë gjërat e lartcekura tashmë duhet të lejohen dhe ligjësohen po përmes fesë. Gjithsesi, ata që e kuptojnë mirë fenë, do të arrijnë ta shohin se sa madhështore është ajo, si dhe pavarësisht kohës dhe rrethanave, ajo gjithmonë është në përputhje dhe përshtatje me natyrshmërinë e pastër njerëzore. E qartë, kështu nuk mund të kuptohet prej atyre që kanë kaluar kufijtë e dëlirësisë njerëzore dhe të cilët përtojnë ta njohin fenë përmes dëgjimit dhe leximit të sinqertë dhe serioz.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme