Më në fund del edhe për Galaxy S7 e S7 Edge, Android Nougat

Sistemi operativ Android Nougat më në fund del edhe për smartonët Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge.

Sistemi operativ i Google, Android Nougat ka dalë qysh në gusht të 2016-ës, por ka marr shumë muaj derisa është adaptuar edhe për smartfonët e Samsung Galaxy.

Samsung ka prezantuar një program testues beta për këtë sistem, të cilin mund ta shkarkojnë të gjithë poseduesit e Galaxy S7 e S7 Edge, të cilin mund ta shkarkojnë vetëm duke shikuar se a ka dalë ndonjë sistem i ri në smartfonë, e nëse nuk ju paraqitet, provojeni prapë pas 3 apo 4 dite.

Është e rëndësishme të ceket se ky përditësim është për Android 7.0 Nougat, e jo për atë më të riun, Android 7.1.1, por prapë ja vlen se ka shumë përditësime në siguri e edhe në dizajn.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme