Më në fund Diana e konfirmon vet ndarjen nga Arioni

Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana, kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të mediave rozë, pas daljes nga ky format.

Lidhja e tyre ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, si brenda ashtu edhe jashtë Bigu-t.

Diana ka konfirmuar fundin e marrëdhënies me Arionin, duke dhënë një intervistë në të cilën ka pranuar se tashmë është single.

“Jo, nuk jemi në lidhje, jemi ndarë. Unë jam single”, ka thënë Diana.

Ajo ka shtuar se lidhja me Arionin ka pasur shumë momente të bukura, por pas daljes nga Big Brother, ata kishin marrë vesh që të mbajnë privat çdo aspekt të jetës së tyre. “Edhe kur ndodhi ndarja, e kemi vendosur që ta mbajmë private”, ka shtuar ajo.

Diana nuk ka dhënë detaje të tjera mbi arsyet e ndarjes, duke ruajtur privatësinë e këtij momenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme