Me 108 vota pro në Parlament, Arben Shehu është zgjedhur si kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Parlamenti ka miratuar kandidaturën e Presidentit të Republikës Ilir Meta për kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Arben Shehu ka marrë 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim.
Pas votimit, Shehu ka bërë dhe betimin si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai falënderoi deputetët e Kuvendit për besimin që i dhanë.
Arben Shehu ka një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.
© SYRI.net