Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar në Ankona, i cili mbahej nën vëzhgim prej kohësh, pasi merrej me shitje të lëndëve narkotike.
Sipas medias italiane, shqiptari i arrestuar është një 34-vjeçar me iniciale E.D.
Pasi u ndalua, policia ka sekuestruar 2.5 kg kokainë, e cila nëse do të shitej në treg, do kapte vlerën e 100 mijë eurove. Shqiptari ka tentuar t’i largohet policisë me makinën tip “Pegout”, i cili po lëvizte me shpejtësi 150 km/h, por nuk ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes së policisë.
Pas arrestimit, policia italiane ka vijuar kontrollet në banesën ku jetonte shqiptari, ku u gjetën dhe u sekuestruan 500 euro dhe disa prova komprometuese. Shqiptari është dërguar në burgun e “Montacuto” deri në pritjen e dhënies së dënimit nga drejtësia e vendit fqinj.