Të paktën 224 persona besohet se janë vrarë nga tërmeti që goditi Meksikën, sipas ministrisë së brendshme të Meksikës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Tërmeti 7.1 magnitudë shkaktoi dëme të mëdha në shtetet fqinje.
Epiqendra e tërmetit të fundit ishte afër Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km, tha Survey Gjeologjik i SHBA.