Më shumë se 800 raste të vetëvrasjes në Kosovë

E shtune, 05 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Që nga janari e deri në këtë muaj janë evidentuar 19 raste të vetëvrasjeve, ku shumica janë të gjinisë femërore. Mosha mesatare e femrave, të cilat kanë kryer vetëvrasje, është nga 30 deri në rreth 40 vjeç. Vetëvrasje po kryejnë edhe nënat e më shumë se një fëmijë

 

Numri i vetëvrasjeve në Kosovë po rritet vazhdimisht, ndërsa vetëm brenda një jave katër vetëvrasje të femrave kanë ndodhur në Kosovë. Pas luftës mbi 800 vetëvrasje kanë ndodhur në Kosovë. Nga disa raste të izoluara vetëvrasjet tani janë shndërruar në dukuri, sidomos tek gjinia femërore.

Njëra nga të vetëvrarat i takon moshës 18-vjeçare, e cila u hodh para katër ditësh nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë. Mosha e femrave që po kryejnë vetëvrasje deklarohet më shumë rreth 30 deri në 40 vjeç, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se gjatë javës së fundit (27.10.2016 deri më 02.11.2016) janë evidentuara katër raste të vetëvrasjeve (Vdekje e dyshimtë), ku të përfshira kanë qenë katër femra. Ndërsa, sipas të dhënave të Policisë nga 1 janari 2016 deri më 02.11.2016 janë evidentuar 19 raste të vetëvrasjeve, ku të vetëvrarat janë të gjinisë femërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme