“Më trembi koka e Gjestit…” – Loredana zbulon se çfarë i ka thënë Jozi pas incidentit me Gjestin

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Loredana ka folur për herë të parë për incidentin e partnerit të saj, Jozit me Gjestin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ajo ndau emocionet dhe mendimet e saj për ngjarjen që preku publikun dhe solli debat të madh në rrjet.

“Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më vjen keq’ dhe më kërkoi të shkoja në studio. E kuptova që nuk ishte vetvetja atë natë,” – u shpreh ajo, duke treguar se e kishte parë situatën më shumë si një shpërthim emocional sesa si një akt me qëllim.

Loredana foli gjithashtu për ndjenjat e saj të vazhdueshme ndaj Jozit, duke pranuar se lidhja që krijuan brenda shtëpisë ishte e vërtetë dhe shumë e fuqishme për të:

“Nuk ishte gabim që ndodhi lidhja me Jozin. Mësova shumë nga kjo eksperiencë. Ai më ka dhënë emocione që banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë. Edhe kur ishte me një vajzë tjetër, unë nuk e hoqa nga mendja. E shikoja në sy dhe më jepte ndjesi që nuk i përshkruaj dot.”

Sa i përket incidentit me Gjestin, ajo pranoi se ajo skenë e kishte tronditur:

“Më trembi koka e Gjestit, normale që skena ishte shumë e fortë. Nuk dija ku të futesha.”

Megjithatë, Loredana u shpreh e qartë: ndjenjat e saj për Jozin janë ende të gjalla, dhe pavarësisht gjithçkaje, ajo nuk mund ta heqë nga zemra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme