Me zgjedhje, Mustafa do të mund ta maste fuqinë e vet brenda LDK-së

Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës nuk ka lidhje me përkatësinë politike.

Bllokimin e këtij procesi me çështjen e demarkacionit opinionisti Mufail Limani e ndërlidh me mandatin e koalicionit qeverisës PDK –LDK.

Limani thotë se nëse kjo qeveri nuk e kalon çështjen e demarkacionit atëherë nuk ka arsye për të ekzistuar më tutje.

“Ky Kuvend, nëse nuk e kalon demarkacionin nuk ka arsye me ekzistu”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

E përfundimi i mandatit të këtij koalicioni, qoftë ky edhe i parakohshëm, varet vetëm nga dy partnerët.

Sipas Limanit, zgjedhjet aktualisht u konvenojnë të dy palëve.

“Kjo qeveri mund të bie vetëm nëse partnerët e koalicionit merren vesh se kjo nuk shkon më ose do të shkojmë me skenarin e konfliktit, të dy partnerët e koalicionit, të dy partnerët kanë arsye të shkojnë në zgjidhje”, ka thënë ai.

E Limani thotë se pikërisht LDK ka interes që të shkojë në zgjedhje, kësisoj vetë kryeministri Isa Mustafa, thotë Limani, mund ta mat fuqinë e vet brenda partisë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme