Carlos Monzon ishte njëri prej boksierëve më të mirë nga Argjentina, por krahas karrierës në këtë sport, ai ka pasur edhe një numër të madh krimesh.
Monzon ishte shumë i dhunshëm, por edhe njëri prej boksierëve më të vlerësuar në kategorinë e mesme. Ishte i adhuruar në Argjentinë edhe pse bënte jetë të shthurur, shkruan Koha Ditore.
Në vitin 1988, Monzon ra nga një ballkon i katit të dytë dhe lëndoi krahun; ai ishte i dehur dhe mbajti shtrënguar të dashurën e tij të fundit, Alicia Muniz gjatë rënies nga ballkoni. Ky është versioni zyrtar i tij.
Ajo vdiq dhe Monzon këtë e quajti aksident. Por me këtë deklaratë të tij nuk u pajtuan në gjykatë dhe në vitin tjetër, Monzon u dënua me 11 vjet burg për vdekjen e Alicias, në sallën që ishte e mbushur me shumë njerëz, ku shumica prisnin fatin e idhullit të tyre. Pas hetimeve që ishin bërë, ishte konstatuar se Monzon kishte pasur një fjalosje me Munizin, të cilin fillimisht e kishte rrahur dhe pastaj e kishte hedhur nga ballkoni. Pasi kishte hedhur Munizin nga ballkoni, Monzon kishte kërcyer edhe vetë për të maskuar krimin, duke dashur të dukej kinse kanë rënë së bashku, aksidentalisht.