Media serbe: Dy arsye pse Amerika s’po i jep fund taksës

Nga deklaratat e zyrtarëve amerikanë është e qartë se ata po bëjnë presion mbi Prishtinën dhe kjo mund të shihet nga vizitat e shumta nga administrata amerikane në Kosovë. Megjithatë, taksa ende është e vendosur. Pse? Kështu kanë shkruar mediat në Serbi.

Sipas Blicit serb, ka të paktën dy arsye të rëndësishme pse Shtetet e Bashkuara nuk duan të përdorin forcën për të detyruar liderët shqiptarë të heqin taksën.

Nga njëra anë shkruan kjo media, një veprim i tillë mund të keqpërdoret nga disa liderë kosovarë dhe të përshkallëzohet në dhunë në terren, që do të nënkuptonte “vdekjen e një marrëveshjeje”.

Nga ana tjetër, forcat e fuqishme, për të cilat shkruan “Blic” në një numër rastesh, po përpiqen shumë të zbatojnë interesat e tyre në Kosovë, të cilat aktualisht nuk pajtohen me SHBA-në.

Në radhë të parë, ka të bëjë me Mbretërinë e Bashkuar, e cila ‘ka lidhje të ngushta me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili është kundërshtari kryesor i ndryshimit të kufijve dhe heqjes së një taksës’, transmeton Gazetametro.net.

Sipas burimeve të Blicit, nga asambleja e Kosovës, britanikët tani pothuajse e kundërshtojnë hapur marrëveshjen.

“Britanikët nuk janë për korrigjimin e kufijve. Qëllimi i tyre është kaq i kundërt me amerikanët” – thotë ky burim.

Siç shton ai, Amerika “shtyn” heqjen e taksës dhe arritjen e një marrëveshjeje sa më parë që të jetë e mundur, por nuk dëshiron të përshkallëzohet situata.

“Kjo është arsyeja pse ata janë kaq të kujdesshëm dhe nuk bëjnë presion më shumë” – shton ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme