Mediat britanike/ Janë shpenzuar 1.2 milionë paund për të përkthyer shqiptarët e arrestuar

Përkthyesit për shqiptarët që kanë përfunduar pas hekurave në Britani pasi kanë hyrë në mënyrë ilegale i kanë kushtuar Britanisë 1.2 milionë paund gjatë vitit të kaluar. Kjo është shifër thuajse sa dyfishi i vitit 2017, kur u shpenzuan 507 mijë paund për përkthyesit.

Ndërkohë nga viti 2017 deri tani, është rritur numri i të arrestuarve në Angli dhe Uells nga 726 në 1500. Mediat britanike shkruajnë se Bandat shqiptare kontrollojnë pjesën më të madhe të tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë shumë të përfshira në trafikimin e njerëzve.

 Në gusht u tha se numri i kalimeve nga Franca ishte rritur dhe përbënte gjashtë nga dhjetë emigrantë të paligjshëm. The Sun përmend bandën ‘Hellbanianz’ me bazë në Londrën Lindore që poston video me shuma të mëdha parash dhe makina luksoze.

Banda Hellbanianz me bazë në Londrën Lindore ka postuar video që tregojnë një mori parash dhe makinash. Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milionë paund për përkthyes vitin e kaluar, nga 16 milionë paund e një viti më parë.

Po ashtu në artikull thuhet se shumica shkuan te polakët , 3.2 milionë funte nga 2.8 milionë paund pesë vjet më parë. Kujtojmë se në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë një milion polakë dhe 100,000 shqiptarë. Ndërkohë, për shtetasit rumunë janë dashur 2.7 milionë paund, për lituanezët 805,000 paund dhe rusët 594,000 paund.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme