Mediat e pushtetit çmenden nga përkrahja masovike ndaj Aleancës me BESË, shpifin ultë për Kasamin

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i shoqëruar edhe nga kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, ka vazhduar takimet me qytetarët e Tetovës.

Ata sonte kanë takuar banorët e Xhepçishtit, ndërsa Kasami në faqen zyrtare në facebook ka shkruajtur: “Sonte, bashkëbiseduam me banorët e Xhepçishtit, ku cekëm se së bashku ne si Aleancë me BESË, do të fillojmë me punë e përkushtim, për të mirën e përgjithshme të Tetovës, menjëherë pas fitores së madhe më 29 Tetor.
Me dije dhe guxim për një jetë të re”.
Po ashtu, Kasami ka zhvilluar një takim edhe me banorët e Porojit.


Që nga shpallja e bashkëpunimit midis Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, mediat e pushtetit nuk janë duke zgjedhur mënyrë për të sulmuar kandidatët e këtij koalicioni duke sajuar lloj lloj shpifje e cila iu ka mbetur vetëm mbulesa e fundit për të mbuluar turpin e humbjes së madhe.
Tash së fundmi, portale të afërta me Teuta Arifin kanë atakuar me shpifje kandidatin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili ishte në një tubim me banorët e Xhepiçishtit. Euforia dhe përkrahja e madhe që qytetarët e Tetovës jane duke e përkrahur kandidaturën e Kasamit, ka çmendur mediat e pushtetit të cilat tashmë nuk zgjedhin mjete për të shpifur.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme