Gazeta më e madhe në Beograd, e cila kontrollohet nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka raportuar sot se Rusia do ta njohë pavarësinë e Kosovës duke thënë se në këtë mënyrë Putin do t’ia bëjë një shërbim Presidentit Trump.
Blic paralajmëron se ky është një paralajmërim i një ndryshimi shokues në politikën ruse karshi Kosovës.
Artikulli bazohet në deklaratat e ekspertës britanike të Mary Dejevsky, e cila disa ditë më par ka theksuar se ekziston mundësia që Rusia të pranojë pavarësinë e Kosovës si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës.
“Putin do të njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump”, në mënyrë që të nisë era e re e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gazeta po ashtu i referohet edhe një interviste të Putin ku përmend Kosovën.
Putin, në këtë intervistë tha se Perëndimi nuk po e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij 70% dëshirojnë bashkimin me Rusinë, e në anën tjetër në Kosovë e bën të kundërtën.