Mediat serbe shkruajnë për mocionin e rrëzimit të qeverisë Haradinaj dhe demarkacionin

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk përjashtuan mundësinë e paraqitjes së një mocioni mosbesimi për qeverinë e Kosovës.

Kjo do të mbështetet nga opozita më e madhe Lëvizja e Vetëvendosjes, njoftoi Radioja e Kosovës.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Parisit Nezir Kraki paralajmëroi se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare do të shkaktonin stanjacion të Kosovës në shumë fusha, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Kraki konsideron se në këtë moment as LDK as ndonjë opsion tjetër politik nuk ka ndonjë interes në thirrjen e zgjedhjeve.

Ai tha se ndër të tjera përmendi edhe ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, ngërçin në negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës dhe stagnimin e plotë të marrëdhënieve me serbët në veri të Kosovës./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme