Vendimi i fundit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për të mos e lejuar asnjë zyrtarë serb që të futet brenda territorit të Republikës së Kosovës ka nxitur reagime të shumta në mediat serbe.
Mediat të cilat janë të afërta me Aleksander Vuçiqin, po e cilësojnë si një vendim tjetër të ‘çmendur’ të Kosovës.ADVERTISING
“Ndalohet hyrja në Kosovë për të gjithë zyrtarët serb. Një vendim tjetër i çmendur i Prishtinës”, kështu shkruan ‘telegrafi’ serb.
Në anën tjetër ‘Srbija Danas’ i referohet Kosovës si një shtet i ‘rrejshëm’, ndërkohë vendimin e MPJ-së e quan si ‘çmenduri’.
‘Blici’ serb e quan si një provokim të ri të Kosovës. “ Një lëvizje skandaloze e re e Kosovës”, thuhet në titullin e këtij mediumi.
Për këtë vendim kanë raportuar edhe mediat tjera si ‘tanjug’, e ‘Danas’.
Vendimin për të mos lejuar asnjë zyrtarë serb që të futet në Kosovë e ka treguar sot këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj.
“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka shkruar Zyberaj./GazetaExpress/