Medvedev ka një porosi për Presidentin Obama: Pusho në paqe …

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, shprehu keqardhje që administrata në largim e Presidentit amerikan, Barack Obama, po e mbaron mandatin me “agoni anti-ruse”.

Medvedev e bëri njoftimin në Twitter, ndërsa mesazhin e ka përfunduar epitafin “R.I.P. (pusho në paqe)”, raporton agjencia e lajmeve Tass.

“Është shumë trishtuese që administrata Obama, e cila e ka filluar mandatin me përpjekjet për të ripërtërirë bashkëpunimin, e përfundon mandatin me agoni anti-rus. R.I.P.”, tha Medvedev në një Twit.