Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK.
Arben Ndoka u shpall në kërkim në kuadër të megaoperacionit të mëngjesit të sotëm, ku u lëshua nga Prokuroria e Posaçme 50 urdhërarreste.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka sekuestruar në vitin 2019 pasurinë ish-deputetit të PS, i cili u arrestua në në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.
Kujtojmë se nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin.
Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.
Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit.




