Një e-mail i mbërritur në adresë të disa shkolla në Tiranë, ka ngritur në këmbë strukturat ligjzbatuese, ku paralajmërohen sulme me bomba.
Pa përmendur emra shkolle specifikisht, duket se një grup radikal ekstremist tenton të përhapë panik, duke paralajmëruar se ‘gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla’, duke përmendur edhe rastin e sulmit në Nicë të Francës.
Sakaq, Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar e-mailin në fjalë, ndërsa në çdo shkollë të vendit janë marrë masa.
Mësohet se nëpër shkollat e Tiranës, rezulton se pranë tyre ka prani të shtuar policore dhe se pas kontrolleve në ambientet e institucioneve arsimore, mësimi ka vijuar normalisht.
Ndër të tjera Policia e Shtetit garanton se nuk ka vend për panik te mësuesit, nxënësit apo prindërit.



