Janë zbardhur emrat disa personave për të cilët është lëshuar urdhër arrest në kuadër të megaoperacionit të SPAK, mes tyre është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, ish gjyqtarja, Pajtime Fetahu, zv.drejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj dhe dy oficerë policie.
Mësohet se Martin Musaj, zv.Drejtori i burgut të Bradasheshit, dyshohet si person i përfshirë në grupet kriminale.
Emrat:
1-Talo Çela
2-Altin Kamami
3-Rexhino Doci
4-Arben Lamcja
5-Arsen Mema
6-Eljo Bitri
7-Leam Rragami
8-Elvis Daka alias Dragoviç
9-Dorjan Dyli
10-Matilda Hoxholli
11-Denada Todi
12-Flobenc Mecja
13-Armis Stafa
14-Maksim Koci
15-Erzen Çopja
16-Franc Çopja
17-Hajdar Bako alias Çopja
18-Mikael Qosja
19-Martin Musaj
20-Guri Biba
21-Pajtime Fetahu
22-Renato Masuku
23-Leonardo Rragami
Megaoperacioni
Mësohet se ky megaoperacion që ka nisur nga mbrëmja e djeshme (30 korrik) është vazhdim i operacioni “Plumbi i Artë” ku u vu në pranga Nuredin Dumani, dëshmitë e të cilit zbardhën disa vrasje kriminale.
Po ashtu nga ky operacion mësohet se janë zbardhur edhe disa vrasje në Elbasan, ndërsa janë lëshuar masë arrest shtëpie për ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, zv.drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj dhe dy oficerë policie.
Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste. Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Mësohet se në këtë operacion janë vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.