Mehaj uron Jasharin për gradimin Gjenerallejtënant: Bashkë në realizimin e amanetit të dëshmorëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin për marrjen e gradës Gjenerallejtënant.

“Shumë urime komandant Bashkim Jashari avancimin në gradën Gjenerallejtënant. Lufta për Liri dhe Pavarësi, deri në sakrificën e fundit ishte ideali yt, axhallarëve tuaj, komandantëve legjendar Adem e Hamëz Jashari dhe gjithë Familjes suaj Heroike Jashari”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj tha se detyra, nderi dhe Aatdheu ishin dhe janë maksima e udhëheqjes së Jasharit gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake.

Ai shtoi se bashkë do të rrugëtojnë në realizimin e idealit dhe amanetit të dëshmorëve.

“Bashkë do të punojmë në përmbushjen e vizionit tonë shtetëror dhe gjithë qytetarëve të vendit pa dallim; për ushtrinë tonë profesionale, të ndërveprueshme me ushtrinë aleate amerikane dhe forcave tjera të vendeve tona aleate”, ka vazhduar Mehaj.

Me një mendje e me një frymë, jemi bashkë që të realizojmë me sukses qëllimet tona të përbashkëta strategjike;

Forca të gatshme për mbrojtjen e sovraniteti shtetëror dhe integritetit territorial të vendit,

Forca të ndërveprueshme me forcat aleate për ofrimin e efektshëm të kontributit tonë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale,

Forca moderne për fuqizim të synimit tonë për anëtarësim në NATO

Urime e na priftë e mbara!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme