Mehdi Limani nga Lipjani, duke hapur varre fiton bukën e gojës

Ai si varrmihës i ndjen dallimet sociale edhe në varre.”Nganjëher marrim më shumë e nganjëher më pak, e disa nuk kanë të paguajnë kur varri hapet më shumë, sepse tani po i varrosin me arkivol.Ndoshta bota qiellore është më e drejtë”, thotë Limani.

I rrethuar me dhe të freksët, puna e tij bëhet më e vështirë dimrit, kur toka është e ngrirë, ndërsa teknologjia nuk ka përparuar më larg se lopata dhe kazmja.

Të paktë janë njerëzit që u ka rënë hise të gjallë, të provojnë më shumë ftohësinë e varrit se sa ai.Në këtë ftohësi, të rrethuar me dhe të freskët, ai çdoherë e më shumë, e ndjen vrazhdësinë bizare të vdekjes së shpresës për dikend dhe njëkohësisht lindjes së saj për fitimin e një kore buke.

Një fije shprese e qullur në djersë, për një kafshatë më shumë për familjen e tij dhe fundi i shpresës për fytyrën e dashur, të mbuluar me dheun e freskët, në anën tjetër. Mbi 300 varre ka hapur, me shuplakat të cilat kanë nxënë kore dhe asnjëherë nuk ka kërkuar para për këtë shërbim.

Konsideron se kjo punë është humane, para së gjithash për faktin se u ndihmon njerëzve kur e kanë më së vështiri, andaj nuk ka caktuar shumën e të hollave për hapjen e varrit. “Jam fukara, por pare nuk lypi.Vetëm sa më jep xhamia”, thotë Mehdi Limani, varrmihës nga Lipjani për gazetën Ulpianapress.

Ka pasur raste kur për hapjen e një varri i kanë dhënë edhe deri në 80-të euro, mirëpo thotë se edhe kjo punë dallon për nga pozita sociale e familjarëve të vdekurit.

”Nganjëher marrim më shumë e nganjëher më pak”.

Hapja e varrit mund të zgjasë deri në tri orë, ndërsa paratë për varrin e hapur, zakonisht i merr pas përfundimit të ceremonisë së varrimit. Veprimtaria e tij prej varrëmihësi nuk përfundon në varrezat e Lipjanit.E thërrasin edhe prej katundeve tjera.Edhe pse thotë se çdo varri të hapur i vie erë e rëndë e kufomës nga varri tjetër, ai nuk e ka dronë e ndonjë infeksioni, madje gjatë rrëmihjes nuk përdor as dorëzat. Edhe bukën që ia sjellin familjarët e të vdekurit, e han në varreza.Thotë se i pëlqen puna që bënë, andaj nuk e ndjen lodhjen.

”Nuk frikohem nga hapja e vorrit.Jam mësuar me këtë punë.Bile shpesh i ruaj kufomat e të afërmve të mi, sipas adetit islam”.
Punon në temperatura të larta dhe shumë të ulëta.I rrethuar me dhe të freksët, puna e tij bëhet më e vështirë dimrit, kur toka është e ngrirë, ndërsa teknologjia nuk ka përparuar më larg se lopata dhe kazmja.

”Vdekja nuk pyet për motin”, thotë ai për Ulpianapress.

Në shtëpi Limani, jeton keq.Edhe pse shpeshherë në fatkeqësitë e tjerëve i bie ta fitojë kafshatën për familjen e tij, thotë se i duhet të punoj diçka..

”Gjatë çdo varri të hapur kam dhimbje se dikush do të shtrihet në at gropë, mirëpo dikush duhet ta bëjë këtë punë”. I vetëdijshëm se vdekja është biznesi më i sigurt, ai thotë se me gjithë dëshirë do të punonte këtë punë me pagë nëse një ditë komuna vendos për një varrmihës në varrezat e Lipjanit./Ulpianapress

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme