Meizu M5 dhe Meizu Pro 6 Plus fillojnë të shiten edhe jashtë Kinës

I lansuar rishtazi në nëntor të vitit të kaluar, Meizu M5 dhe Meizu Pro 6 Plus fillimisht kanë qenë në dispozicion vetëm në atdheun e kompanisë, përkatësisht në Kinë deri tani.

Megjithatë, tani kjo gjë ka ndryshuar pasiqë kompania kineze i ka vënë në dispozicion modelet e reja të telefonave të saj edhe në Rusi.

Telefonat e Meizu fillimisht ishin vendosur vetëm për para-porosi ndërsa tani kanë debutuar në treg dhe mund të blihen. Varianti Pro 6 Plus ofron 64GB memorie të brendshme, ndërsa M5 vjen edhe në ngjyrë të zezë me opsionet mes 16GB dhe 32GB memorie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme