Memedi: Shpresojmë të bashkëpunojmë me partitë që nuk kaluan në rrethin e dytë

Kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit nga Lëvizja BESA, Rexhep Memedi, e ka kaluar rrethin e parë zgjedhor të zgjedhjeve komunale që u mbajtën më 15 tetor, ndërkaq tani në rrethin e dytë, do të përballet me kandidatin e PDSH-së, Azem Sadiku. Memedi, në një deklaratë për Portalb.mk, vlerëson se procesi zgjedhor ka qenë në rregull, ndërkaq në rrethin e dytë shpreson në fitore pasi që do të ketë mobilizim të elektoratit vetëm në dy kandidatura, njofton Portalb.mk.

“Në përgjithësi procesi zgjedhor ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur parregullsi në komunën tonë me çka elektorati ka dëshmuar një kulturë politike, ne jemi të kënaqur deri diku me rezultatin me atë që shkojmë në rrethin e dytë. Ajo që dua të theksoj është se menjëherë pas mbarimit të procesit zgjedhor është hakuar faqja ime zyrtare e “Facebook-ut”. Besojmë se janë kundërshtarët tanë politik, rastin do ta paraqesim në organet kompetente”, tha Memedi.

Ai shpreson në fitoren e Komunës pasi që, siç tha ai Lëvizja BESA e ka fituar fshatin Studeniçan, sipas të cilës edhe lokalizohet komuna, andaj “kjo ju jep mesazh se elektorati kërkon ndryshime”.

“Elektorati kërkon ndryshime dhe ajo do të ndodh në rrethin e dytë, ku pjesa e elektoratit që ka qenë në partitë tjera, ku prezenca e shumë kandidatëve ka bërë ndarje të elektoratit, tani do të bëhet një mobilizim dhe shpresoj që do të dalim fitues. Pasi që pushteti aktual i komunës ka pasur dy mandati dhe s’ka mundur që ta dëshmojnë veten dhe shpresoj që elektorati do të votojë për ndryshime. Shpresojmë që të kemi bashkëpunim në rrethin e dytë me partitë tjera që nuk kaluan në rrethin e dytë”, tha Memedi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme