Punimet për ndërtimin e parkut memorial të dëshmorëve në Jezerc të Ferizajt, filluan 3 vite më parë, por nuk përfunduan ende.
Banorët e atjeshëm u shprehën të shqetësuar, sidomos për pllakën përkujtimore që më 12 qeshor 2020, iu hoqën ca pllaka kinse për rindërtimin e saj.
Megjithkëtë, pushteti lokal thanë se projekti ishte qeveritar. Ndërsa, nga ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor i thanë klanit se ministria e dikurshme u fuzionua në atë të Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, meqë rast reflektoi në Ligjin e Buxhetit.
Ndërkohë në përgjigjen e këtij dikasteri u tha se arsye tjetër ishte edhe situata me Covid-19 që imponoi ndërperjen e përkohshme të investimeve në këtë projekt.