Drejtori i RTK’së Mentor Shala në një postim në Facebook ka thënë se Prokuroria e shtetit e di se kush ia ka slulmuar shtëpinë, por sipas tij, ata nuk po guxojnë të ndërmarrin masa. Por, sipas tij, ata po i frikësohen Dardan Molliqajt.
Ky është postimi i plotë i Shalës.
Shikoni çka prodhon gjuha e Dardan M.! Thirrje per vrasje, ekzekutime, konflikt, hudhje bombash etj.
I baj thirrje policise e sidomos prokurorise e cila qe 4 muaj nuk ka treguar asgje konkrete se ku kane mbrri hetimet per sulmet me bomba ne RTK dhe ne shtepine time, qe te merren seriozisht me keto kercenime dhe mos ta bine situaten pasi te ndodh me e keqja me reagu. Sipas informacioneve qe i kemi prokuroria e di sakt kush e sulmoi RTK dhe shtepine time, por nuk po guxojne te ndermarrin masa. Nuk po muj me besu qe deri ku kane arrite me fut friken qiftat e Dardan M.
Lexone gjuhen e terrorit me poshte!