Këshilltarët e shtrenjtë të Kadri Veselit

Për tre muaj këshilltarët e Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit të Kosovës, i kanë shpenzuar nga buxheti i shtetit 168 mijë euro. Gati çereku i këtyre parave është për mëditje, bileta avioni e akomodim në hotele jashtë Kosovës.

Në raportin financiar  që posedon Gazeta Fjala vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti këshilltarët e Veselit i kanë kushtuar 309 mijë euro.

Nga prilli deri në qershor, të dhënat tregojnë se ata kanë udhëtuar më shumë e kanë marrë mëditje më të mëdha duke rritur shpenzimet për 26 mijë euro, krahasuar me tre muajt e parë të këtij viti, shkruan Gazeta Fjala.

Në raport shihet se 129 mijë e 327 euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit vetëm për të paga derisa 31 mijë euro për mëditje e bileta avioni.

Janë këshilltarët Blerim Latifi e Gëzim Kasapolli, e Dhurata Hoxha sa ishte në kabinetin e veselit, të cilët duket të mos  kenë munguar  në asnjë udhëtim.

Derisa për Latifin janë paguar 618 euro dy bileta për udhëtimet zyrtare njëra në Kroaci, për Avni Bytyqin, Dhurata Hoxhën, Gezim Kasapollin, e Valon Xhaferin për datat 9-19-20 prill 2016 janë paguar 9,474 euro bileta.

Ndërkaq, Driton Lajqi, bashkë me Gëzim Kasapollin kanë shpenzuar 729 euro, vetëm për një udhëtim.

Përveq kësaj rreth 3 mijë euro kanë shkuar për biletat e udhëtimit për në Gjermani të Avni Bytyqit, Bashkim Rrahmanit, Valon Xhaferit, Shpresim Shalës e Blerim Latifit.

E Lekë Musa, i cili herë prezantohet si këshilltar i jashtëm e her staf i brendshëm politik i kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli del të ketë shpenzuar 666 euro për bileta.

Gëzim Kasapolli këshilltari me mëditjen më të madhe

Këshilltarët e Veselit, për tre muaj kanë marrë 12 mijë e 512 euro mëditje në udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Është këshilltari Gëzim Kasapolli, ai i cili është paguar më së shumti gjatë këtyre udhëtimeve. Për këtë periudhë Kasapolli ka marrë 1,914euro mëditje.

Tri euro më pak ka marrë këshilltari tjetër, Avni Bytyqi, për tre muaj (1,911 euro).

Ndërkaq, Shpresim Shala, ka marrë 1 mijë e 904 euro mëditje.

Ai prinë para ministres së tanishme të Drejtësisë, e cila në kohën sa ishte këshillatre e Veselit ka marrë 1457 euro mëditje. Malta ka qenë vendi ku Hoxha ka marrë mëditjen më të madhe, 403 euro.

Valon Xhaferi tjetër punonjës pranë Kryetarit Veseli, ka marrë 1 mijë e 154 euro mëditje. 618 euro është mëditja më e madhe që ka marrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këshilltari Blerim Latifi, mëditjen më të madhe e ka marrë në Gjermani 535 euro, ndërsa 1 mijë e 247 euro është vlera e tërsishme e mëditjeve që Latifi ka marrë.

Ndërkaq, 1 mijë e 286 euro mëditje ka marrë Bashkim Rrahmani, i cili lë pas Driton Lajqin, Lekë Musën e Naser Shalën. Këta janë stafi politik të cilët kanë marrë më së paku mëditje.

Xhaferi e Hoxha shpenzuan më së shumti në hotele

Valon Xhaferi i ka kushtuar buxhetit të shtetit 1 mijë e 711 euro, për akomodimet e tij në hotelet e vendeve të ndryshme. Këto para, Xhaferi ka shpenzuar vetëm për tu akomoduar gjatë udhëtimeve të tij në Gjermani,e SHBA.

Për akomodim gjatë udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dhurata Hoxha ka shpenzuar 1 mijë e 142 euro.

Listën e shpenzimeve e pason Avni Bytyqi, i cili ka shpenzuar 742 euro për akomodimin në shtetin e Gjermanisë. 579 euro ka shpenzuar Blerim Latifi për akomodimin e tij në një hotel të Gjermanisë.

Shpresim Shala ka shpenzuar 569 euro për akomodim në vendin e njejtë si  Latifi.  Ndërsa 562 euro janë shpenzuar për akomodimin e Bashkim Rrahmanit në hotel të shtetit gjerman.

Driton Lajqi ka shpenzuar 480 euro për akomodim në Bruksel, njësoj si kolegu i tij Gëzim Kasapolli. 154 euro janë shpenzuar për akomodimin në hotel të Arjeta Rexhepit në Shqipëri. Ndërkohë 99 euro për akomodimin e Naser Shalës, në Vjenë.

Shërbime të tjera kontraktuese i janë kryer dy këshilltarëve të Veselit, Bashkim Rrahmanit, e Shaip Shabanit. 120 euro janë ndarë nga buxheti për shërbime të tjera siç përmendet viza sipas aprovimit.

Një drekë të vetme zyrtare të cilën e ka shtruar Shaip Shabani i ka kushtuar 46 euro./Gazeta Fjala/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme