Forma agresive këndore e këtyre modeleve është ruajtur nga RevoZport, por harqet e rrotave janë zgjeruar për 70 mm në secilën anë, transmeton Express. Si rezultat i kësaj, G-Class është i gjerë 1,995 mm.
Pjesët tjera si mbrojtëset, pasqyrat dhe elementet tjera janë ndërtuar me fibra karboni që e ulë peshën e veturës duke rritur kështu perfomancën.
Sa i përket performancës, RevoZport ofron një sistem ECU dhe tuba shkarkimi të ndërtuar me Titanium të cilët e rrisin fuqinë e modelit G63 në 650 kf dhe atij G65 në 700 kf.