Raporte të ndryshme që po qarkullojnë në internet gjatë javëve të fundit thonë se Mercedes është duke punuar në një veturë të pazakonshme, e cila do të rivalizojë AM-RB 001 të Aston Martin dhe Red Bull Racing.
Tani ne kemi disa detaje shtesë se çfarë mund të presim. Sipas Georg Kacher nga Automobile, projekti është i njohur si R50 dhe pritet që të jetë një veturë rrugore e kombinuar me një stil garues.
Sipas tij, vetura do të ketë një motor hibrid i cili do të prodhojë plot 1,000 kuaj-fuqi, transmeton Gazeta Express.
Georg thotë se prodhuesi gjerman i veturave do ta prezantojë këtë veturë në ngjarjen e ardhshme të veturave që do të mbahet në Paris.