Mercedesi i quajtur AMG ONE që do të kushtojë mbi 2.5 milionë euro

I prezantuar si koncept para një viti në panairin e veturave në Frankfurt, super vetura e Mercedesit është fotografuar duke u testuar si prototip, i cili shumë shpejt do të shihet në rrugët publike.

I quajtur Mercedes AMG ONE pretendohet se është më i shpejtë se Porsche 919 Hibrid Evo, transmeton koha.net.

Kjo veturë ka zgjuar kureshtjen e entuziastëve të veturave pasi tashmë i është hequr fjala ‘Project’ nga emri Mercedes-AMG ONE, që do të thotë se tani është veturë që pritet të prodhohet shumë shpejt e jo vetëm një prototip.

Mercedes AMG ONE pritet të kushtojë më shumë se 2.5 milionë euro kur të dalë në shitje.

Edhe pse statistikat e shpejtësisë së tij nuk dihen, ai pritet ti ketë shumë të mira për shkak të motorit 1.6 litërsh V6 që bashkëvepron me 4 të tjerë elektrik që gjenden mbi secilën rrotë të veturës e që do të prodhojnë mbi 1000 kuajfuqi e që pritet të thyej të gjitha rekordet e pistave garuese e rrugore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme