Mërgim Berisha pritet të ftohet nga kombëtarja e Gjermanisë!

Karl-Heinz Riedle është pro thirrjes së Mërgim Berishës të Augsburgut në Përfaqësuesen e Gjermanisë.

Riedle me Gjermaninë ka fituar Kupën e Botës në vitin 1990 dhe ka dalë nënkampion në Evropianin e vitit 1992. Ai vlerësohet legjendë e futbollit gjerman.

Ai ka thënë se Berisha mund të vendos ndeshjet. Sulmuesi 24-vjeçar është golashënuesi më i mirë i Augsburgut me tetë gola në 18 ndeshje në Bundesligë.

Ai ka kontribuar edhe me katër asistime. Te Augsburgu është huazuar nga Fenerbahçe.

Selektori i Gjermanisë, Hansi Flick do ta shpallë këtë të premte ekipin e tij për ndeshjet e para pas botërorit zhgënjyes. Kundërshtari i parë më 25 mars i Gjermanisë në Mainz është Peruja, derisa miqësoren e dytë e luan më 28 mars ndaj Belgjikës në Koeln.

“Ai mund të vendosë ndeshjet, shpesh ka shënuar për 1:0, shënon edhe kundër të mëdhenjve. Berisha është shumë i kompletuar dhe nuk ka asnjë dobësi të madhe”, ka thënë ish-lojtari i Borussia Dortmundit, Liverpoolit, Fulhamit, Lazios, Ëerder Bremenit dhe Augsburgut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme