Mërgimtarët nisen drejt Maqedonisë për të votuar Lëvizjen BESA më 11 dhjetor

Mërgimtarët shqiptarë që gjenden në vendet e Evropës Perëndimore, kanë filluar të nisen drejt Maqedonisë për të votuar në zgjedhjet historike të 11 dhjetorit.

Prej sonte ata janë duke u organizuar masovikisht për tu nisur në rrugë, nga metropolet më të largëta evropiane, si Hamburgu e Berlini, kurse deri te premten do të nisen dhe nga Austria dhe Zvicrra. Për t’i dhënë peshën e nevojshme rolit që ka luajtur diaspora në ndryshimet historike për shqiptarët e Maqedonisë, Lëvizja Beza ka organizuar transportin e tyre për në vendlindje, ku do të kenë rastin të votojnë më 11 dhjetor.

“Në emër të Lëvizjes BESA – Gjermani dhe në emër të bashkëfamiljarve tanë në Maqedoni, kemi nderin t’ju njoftojmë se me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, të cilat do të mbahen më 11.12.2016, Lëvizja BESA në Gjermani ka marrë përsipër të organizojë TRANSPORT FALAS në destinacion Gjermani-Maqedoni-Gjermani. Shoenzimet e këtij udhëtimi i kane mbuluar donatorë të ndryshëm të Gjermanisë.

Udhëtim për në Maqedoni do të nisë nga Berlini dhe Hamburgu më datë 07.12.2016.

Ju ftojmë që kësaj ftese t’i përgjigjemi sa më masovikisht dhe të votojmë kundër të keqes që i kangulfatur vëllezërit tanë në Maqedoni. Ata kanë nevojë për ne!

Përgjegjës për Berlin: Havzi Zeqiri – 017648807320

Përgjegjës për Hamburg: Elmedin Emshija – 01622597315

Nisja nga Berlini dhe Hamburgu për në Maqedoni: 07.12.2016

Nisja nga Maqedonia për në Berlin dhe Hamburg: 14.12.2016″, njoftohet nga Lëvizja Besa në Gjermani.

Nga Lëvizja Besa njoftojnë se përveç në mënyrë të organizuar, shumë mërgimtarë janë nisur edhe me transport të vetin, për të votuar për Lëvizjen Besa dhe për të qenë pjesë e ndryshimeve historike që do të ndodhin për shqiptarët e Maqedonisë më 11 dhjetor./Lajmpress.com
15391213_1795397134061023_2008977545495307460_n

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme