Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se deklarata e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk arsyetohet në asnjë mënyrë, cili krahasoi vendimin e Gjermanisë për t’ua ndaluar tubimet në Gjermani disa politikanëve të caktuar turq, me veprime fashiste të ngjashme me epokën naziste.
Merkeli tha se komentet e Erdoganit shërbejnë vetëm për ta bërë më pak serioze vuajtjen e pathyeshme të atyre që janë prekur nga krimet naziste kundër njerëzimit, dhe se kanë qenë veçanërisht pikëlluese duke marrë parasysh faktorët e shumtë të përbashkët që i lidhin dy aleatët e NATO-s, transmeton Express.
Liderja gjermane e ka pranuar se ka dallime të thella mes Berlinit dhe Ankarasë në çështjet si, liria e medias dhe arrestimi i gazetarit turko-gjerman, Deniz Yucel.
Megjithatë, ka thënë ajo, Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj lirisë së shtypit, shprehjes dhe tubimit në Gjermani dhe se do të vazhdojë t’i lejojë politikanët turq që të bëjnë fushatë për referendumin kushtetues për aq gjatë sa vizitat e tyre paralajmërohen në një transkriptë dhe me kohë dhe nëse respektohen ligjet gjermane./Express/