Merkel: Gjermania duhet të bisedojë me talebanët

‘Gjermania duhet të bisedojë me talebanët’, ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një konference për shtyp me kandidatin e partisë së saj në zgjedhjet e ardhshme Armin Laschet.

“Sigurisht që duhet të flasim me ta sepse ata janë personat me të cilët duhet të bisedohet sot”, shtoi Merkel.

Kancelarja gjermane synon të evakuojë persona që kanë punuar për projekte zhvillimore gjermane.

Gjermania gjithashtu do të mbështesë organizata ndërkombëtare që “përmirësojnë situatën humanitare në Afganistan”, duke përmendur si probleme kryesore dhe urinë dhe mungesën e ujit.

Sipas Merkel, fakti që aeroporti i Kabulit i është kthyer funksioneve është një “shenjë e mirë”.

Një zëdhënës i talebanëve u shpreh për një gazetë gjermane se grupi është i gatshëm të vendosë marrëdhënie të plota diplomatike me Gjermaninë, por shtoi se “nuk e kanë falur” për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara.

Javën e shkuar, ministrat e Jashtëm të BE ranë dakord për nevojën për t’u angazhuar me talebanët por pa njohur qeverinë e re.

“Në mënyrë që të mbështesim popullin afgan, do të na duhet të angazhohemi me qeverinë e re në Afganistan, gjë e cila nuk do të thotë njohje, por angazhim operacional”, tha shefi i diplomacisë së BE Josep Borrell të premten.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme