Mesazhet erotike të deputetit Ervin Salianji me Grida Dumën, kanë shkaktuar tërmet në Partinë Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, që është numri dy i kësaj partie, pas Lulzim Bashës, i ka cilësuar këto mesazhe si skandaloze.
Ai kërkon shpjegime për këto mesazhe.
Skandaloze nese eshte e vertete, akoma me teper nese eshte e stisur
Nisur nga kjo bindje dhe kjo optike, ftoj aktoret dhe faktoret e kesaj ngjarje te ushtrojne te drejten e tyre ligjore ne funksion te zbardhjes se te vertetes”, shkruan Ristani.
Për momentin, dy personazhet e mesazheve erotike nuk kanë bërë asnjë reagim.
Edhe Lulzim Basha, duket se kërkon ta kalojë në heshtje këtë skandal.
Por, vështirë se kjo situatë kalohet në heshtje!(TemA)