Arsyeja se përse një mashkull zgjedh të martohet me ju, gjendet jashtë dhomës së fjetjes. Tani, jeni duke menduar se si ta bëni t’ju propozojë?
E thjesht fare! Meshkujt martohen me gra të cilat i bëjnë ata meshkuj më të mirë.
Kjo fillon kur meshkujt e vërejnë se vetura e tyre është më e pastër, shtëpia është më e rregullt.
Pas një kohe – ndoshta në fillim të lidhjes, ndoshta pas disa muajve meshkujt i pushton një “karakteristikë fisnike”, e cila i bën ata të duan të kujdesen për ju.
Dëshirojnë të dini ku jeni, në çfarë gjendje e keni veturën dhe dëshirojnë të sigurohen se keni mjaftueshëm karburant. Gjithashtu, fillojnë t’ju ndihmojnë me çfarëdo që dëshironi apo që keni nevojë dhe nuk janë më vetëm në rolin e të dashurit, por edhe të mikut.
Papritmas, gjërat e vogla për të cilat asnjëherë nuk keni menduar, fillojnë të bëhen të rëndësishme.
Thënë më shkurt, meshkujt martohen me një grua e cila ia përmirëson jetën dhe kjo gjithmonë do të jetë reciproke.