Presidenti i Serbisë do të vijë për vizitë nesër në Kosovë, ku siç ka njoftuar, do të takojë serbët e Kosovës.
Vizita e tij ndodh pas vrasjes së Oliver Ivanovicit, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës.
Kjo është agjenda e Vucicit:
Rreth orës 10:30 Aleksandar Vucic do të vizitojë manastirin Banjska.
Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.
Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.