MËSOHET DATA E LANSIMIT TË GALAXY S8 DHE ÇMIMI I TIJ (FOTO)

Një llogari në Twitter, @Ricciolo1, më 16 janar pati thënë se Samsung Galaxy S8 është i gatshëm që të prezantohet në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), edhe pse ai do të prezantohej vetëm para partnerëve dhe investitorëve, e jo para shtypit apo publikut.

Tani, e njëjta llogari, sjell informacione të reja në lidhje me datën e lansimit të këtij smartfoni të shumëpritur, transmeton Koha.net. Ai thotë se ky smartfon do të lansohet më 29 mars, ndërsa në dispozicion për shitje do të jetë në javën e 17 të këtij viti duke filluar me çmim prej 849 dollarë.

Gjithashtu, ai ka shtuar se Samsung planifikon disa ngjarje të lansimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si edhe diku në Europë. Po ashtu, ai përmend edhe “thyerjen e rekordit për fushatën e marketingut”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme