Mësuesi akuzohet se përdhunoi nxënëset në pushimin e drekës

Mësuesi i gjeografisë në një shkollë private për vajza ka përdhunuar në vazhdimësi nxënësen në klasë derisa pjesa tjetër ndodhej në pushim të drekës u tha gjatë seancës gjyqësore.
Kato Harris, 37 vjeç, ka dalë para gjyqit si i akuzuar, pasi dyshohet se ka ftuar vajzën nën moshën 16 vjeç brenda në klasë, pastaj i ka përdhunuar ato tri herë përgjatë dy muajve.

Ai ka mohuar akuzat duke thënë se ishte në ankth dhe kishte ” humbje të plotë të dëshirës seksuale “, pas shkatërrimit të martesës së tij.

Por vajza ka dëshmuar të kundërtën.

“Jam përdhunuar tri herë në shkollën time të vjetër. Gjithmonë ndodhte të hënave gjatë pushimit të drekës në klasën e gjeografisë”, ka deklaruar një nga nxënëset.

Duke përshkuar sulmin e parë seksual, dyshohet se mësuesi këtë e ka bërë në shkollën në veri të Londrës në vjeshtë e vitit 2013.

“Ishte ditë e zakonshme në shkollë. Zbrita poshtë në korridor dhe ai më pyeti nëse mund të më takojë sepse donte të fliste me mua”.
Ajo më tej ka deklaruar. “Hymë në klasë dhe ishte gjithçka e papritur. Ishte shumë shpejtë. Ai më përdhunoi“.

Dëshmia e vajzës ka vazhduar më tej: Më shtyu poshtë në dysheme nga duart dhe shpatullat e mija. Qëndronte para meje dhe ngjitur me mua”.

Vajza ka rrëfyer edhe momentin psikologjik. “Isha e ngrirë. Isha e frikësuar. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Ai pastaj vetëm u ngrit në këmbë dhe nuk tha asgjë“.

Ajo në gjykatë ka treguar edhe raste e tjera bashkë edhe me një tjetër e cila ka dëshmuar se gjithashtu ishte përdhunuar./lajmi.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme