Meta dekreton qeverinë Rama

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë e re ‘Rama II”, të 12 ministrat. Dekreti ka ardhur një ditë pas dekretimit të Edi Ramës si kryeministër i qeverisë së Shqipërisë.

Vendimi sapo është firmosur në Presidencë.

Dje, presidenti Meta dekretoi emërimin e zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT

Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend,

D e k r e t o j:

Neni 1

Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10603

Tiranë, më 09.09.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme